Nis sezoni i 4-t i “La Casa de Papel”, e gjeni në “Selman Stërmasi” në krahun e Partizanit

Seriali “La Casa de Papel” ka marrë një jehonë të madhe këto kohë, aq sa nuk mund të mos ishte e pranishme edhe në derbin mes Tiranës dhe Partizanit.

“Guerrilsat” e Partizanit kanë ngritur një flamur që përmban maskën e famshme të “Dalisë” që është edhe ajo që përdoret në serialin e njohur spanjoll. Një simbol ky me të cilin tifozët e të kuqve duan t’i përcjellin mesazhin kundërshtarëve se e kanë gjithmonë një plan suksesi dhe se e masin çdo gjë në mënyrë milimetrike.

Plani duket se është vënë në zbatim ku dominimi i Partizanit vazhdon përsëri. Është vetëm pjesa e parë, por rezultati 0-2 i jep një shpresë të madhe të kuqve për të fituar edhe këtë derbi të radhës./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online