Lukas Kardozo ishte i pafat, teksa në momentin më të mirë u ndal. Sulmuesi brazilian që Partizani e mori te Pelisteri në Maqedoni këputi ligamentin dhe ndërhyrja kirurgjikale ishte e pashmangshme dhe tanimë e ka kryer.
Vetë klubi i kuq njofton: “Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale në gju për Lucas Ferreira Cardoson. Sulmuesi i kuq i është nënshtruar sot një operacioni në legamentin crociat anterior të gjurit të majtë, në ambientet e “Spitalit Amerikan 3”. Operacioni ka rezultuar i suksesshëm dhe sulmuesi 24-vjeçar brazilian pritet t’i rikthehet shumë shpejt skuadrës”, shkruhet në njoftimin e Partizanit.
Sulmuesi arriti të gjejë rrugën e rrjetës tre herë më fanellën e të kuqve, ndërkohë që nga 11 ndeshje që është aktivizuar vetëm 5 i ka nisur nga minuta e parë. 24-vjeçari do të jetë gati për sezonin e ri futbollistik.