Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë kursin e radhës për trajnerët e përgatitjes atletike, që do të udhëhiqet nga sektori i përgatitjes atletike në Departamentit Teknik.
Ky kurs do të nisë më datën 19 gusht 2024 dhe do të jetë i ndarë në katër periudha të ndryshme gjatë vitit e më konkretisht në datat 19-21 gusht 2024, 16-18 shtator 2024, 21-24 tetor 2024 dhe 25-27 nëntor 2024. Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë të interesuarit që punojnë në botën e futbollit për t’u kualifikuar profesionalisht përmes një kursi që do të ofrojë të gjithë eksperiencën më të mirë bashkëkohore dhe lektorë me emër.
Për t’u regjistruar në këtë kurs të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë kriteret dhe dokumentacionin e mëposhtëm:
Diploma Bachelor e Universitetit Sportit;
Licenca Uefa-C – minimalisht
Kandidati duhet të jetë pajisur me raport mjekësor lëshuar nga organi përkatës (e marrë brenda 3 muajve të fundit);
Dy fotografi pasaporte;
Fotokopje e ID ose e Pasaportës;
Drejtoria Teknike kërkon nga të gjithë të interesuarit që të dërgojnë në mënyrë elektronike informacionin e kërkuar përmes postës elektronike në adresën: drejtoria.teknike@fshf.al, si edhe përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë Sekretarisë në të njëjtën adresë.
Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 10.08.2024. Aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen. Për çdo informacion në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të Kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike: drejtoria.teknike@fshf.al.
Trajneri i përgatitjes fizike po bëhet gjithmonë e më shumë një profesion mjaft i kërkuar dhe është një hallkë shumë e rëndësishme për një skuadër në futbollin e sotëm në një kohë që është bërë e domosdoshme për çdo klub që të ketë një specialist të mirëfilltë.