Nis cikli “Panuçi”: Baza solide, por do të afroj të rinj!

Në një intervistë të dhënë për RTSH pas ndeshjes, Kristian Panuçi, trajneri i kombëtares, ka folur në lidhje me ndeshjen…

Një mëkat, sa keq ju vjen?

Shumë, sidomos për djemtë. Kanë guxim, luajtëm futboll dhe krijuam disa situata për gol dhe në mes të vëmendjes na ndëshkuan.

Çfarë duhet të bënim më shumë, e nisëm pjesën e dytë më mirë. Ai gol mund të evitohej?

Të gjithë bënë mjaft mirë, bëmë hapa përpara dhe jo mbrapa. Kur ka një gol të pësuar ka një gabim, por ndodh në futboll, edhe pse na kushtoi ndeshjen. Duhet të mendojmë për të ardhmen dhe rëndësi ka të bëjmë të njëjtën gjë.

Dhjetë pikë diferencë në renditje nuk u panë…

Besoj se jo. Bufon bëri më shumë pritje se sa Berisha. Në dhjetë minutat e fundit luajtëm me katër sulmues dhe rrezikuam. Rëndësi ka loja që zhvilluam dhe e ardhmja

Mbyllim një cikël dhe do të hapet një tjetër. Do të kemi risi në kombëtare, qoftë edhe nga kampionati shqiptar?

Nuk i mbyll dyert askujt, do të ketë të rinj. Nëntor, dhjetor, janar,shkurt do të ndjek kampionatet dhe do të përpiqem që të shoh ndonjë lojtar, pasi kemi nevojë për cilësi. Baza është e rëndësishme. Balaj, Abrashi, Cikalleshi, Xhaka që ishte i skualifikuar, Kukeli i dëmtuar. Kemi një skuadër dhe duhet vetëm të rigjendemi.

Mavraj tha jemi më të bukur dhe guxojmë. Do të vazhdojmë kështu?
Absolutisht që po. Ndaj Spanjës ishte një ndeshje e veçantë, por djemtë kanë cilësi për të treguar veten, gjithmonë me respekt për kundërshtarin. Sot sulmuam, por Italia nuk ta jep këtë mundësi

A do të doje Italinë sërish në shortin Botëror?

Të shohim. Në këtë moment nuk mendoj se kush do të më bjerë në short. Në dy ditë ka rëndësi që t’i japim kurajë skuadrës, pas ndeshjes me Italinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *