Insinje ngacmon Hysajn, Darmian elozhe Shqipërisë!

Për mikrofonat e RTSH Sport, kanë folur dy lojtarët e Italisë, Lorenco Insinje, por edhe Darmian. I pari është ndalur edhe te dyluftimi me Hysajn… “Nuk ishte një kundërshtar i lehtë, sepse më njeh mirë. U përpoqa të vë në vështirësi, por e rëndësishme është të arrinim fitoren. Ndërrova fanellën me Hysajn, i thashë që keni bërë një ndeshje të mirë dhe se shihemi të mërkurën në fushën stërvitore… në Napoli”.

Sakaq, lojtari i Mançester Junajtidit, Darmian, tha: “E dinim që Shqipëria ishte një skuadër e fortë dhe që mund të na vinte në vështirësi. Pas barazimit në Maqedoni donim fitoren dhe e arritëm. Është fitore e rëndësishme, sepse na vendos kokë grupi në shortin për play-off. Të shohim se kush do të na bjerë dhe ta marrim në mënyrë pozitive”.

Dikush deklaroi që të vjetrit do të çojnë Italinë në Botëror… “Të gjithë bashkë. Sigurisht, të vjetrit do të na japin përvojën, ndërsa ne do të na duhet guximi. Do të shkojmë në Botëror të gjithë bashkë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online