Nis Botërori, nesër hidhet shorti

Shorti për Kupën e Botës 2018 do të hidhet në Moskë të premten pasdite, në një ceremoni që do të prezantohet nga Geri Lineker dhe gazetarja ruse Maria Komandnaja.

32 kombëtaret e kualifikuara do të ndahen në 8 grupe me nga 4 skuadra, të vendosura në 4 vazo. Grupet do kenë një skuadër nga çdo vazo.

Skuadra janë vendosur në vazo në bazë të pozicionit në renditjen e FIFA-s për muajin tetor. Përjashtim bën Rusia, që shkon në vazon 1 si vend organizator.

Kështu, në vazon 1 janë 7 ekipet e para në botë, plus Rusia, e kështu me radhë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *