Nica i kënaqur: Teuta po gjen rrugën

Trajneri i Teutës, Stavri Nica, nuk e fsheh kënaqësinë pas barazimit në Laç, rival të cilin e ka drejtuar vetë në verë.

“Jam i kënaqur me pikën. Shohë që skuadra po ekuilibrohet dhe dita-ditës po përmirësohet. Laçi është fushë e vështirë, ndaj nuk mund të kërkoja më shumë. Karimi është lojtar i ri dhe pa shumë përvojë, luajti në një pozicion të ri dhe në pjesën e parë luajti mirë, ndërsa më pas ndjeu lodhjen. Ndryshuam skemë, sepse synonim të merrnim pikën dhe na eci,.

“Alhasan? Mendoj se është lojtar cilësor, ka luajtur në nivele të larta në Itali dhe shenjat i ka dhënë, por në pjesën e dytë mbrojtësi i krahut tjetër pati probleme, por na nderoi edhe Zoti, sepse Laçi gaboi.

Sulmi nuk shënon? Sigurisht që kemi probleme, janë të dukshme, por po punojmë shumë. Luajtëm sot edhe me Lajthinë në formacion, një lojtar i të rinjve, i cili u paraqit shumë mirë dhe mendoj se kemi fituar një lojtar për të ardhmen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online