Ngritja e nivelit në këtë sezon të ri, vlerësimi i ardhur nga Zvicra për Edon Zhegrovën

Bazeli fitoi me goleadë fundjavën e kaluar ndaj Sionit. Nën kampionët e Zvicrës shënuan 6 herën në portën e kundërshtarit dhe një prej protagonistëve ishte padyshim futbolli shqiptar që luan me përfaqësuesen e Kosovës, Edon Zhegrova. 22 vjeçari luajti për 90 minuta duke shënuar një gol në minutën e 55-të.

Ky gol ishte i fundit për Bazelin, i cili e mbylli goleadën në kuotën e 6 golave. Në pjesën e parë, Zhegrova dhuroi dy asiste, një për Lopez në minutën e 19-të dhe për Arthur në të 44-tën.  Si pasojë e kësaj përformance të shkëlqyer, puna e Zhegrovës është shpërblyer pasi 22 vjeçari është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës në Zvicër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *