Ngriti trofeun e dytë këtë verë, Xhaka krenohet me Arsenalin: E nisëm ashtu siç donim

Arsenali e nisi mjaft mirë sezonin 2020-2021, teksa ka mposhtur kampionët në fuqi të Premier Ligës. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Superkupën e Anglisë, të cilën topçinjtë arritën ta fitonin pas 11-metërshave. Lojtarët e Arsenalit u treguan mjaft të saktë, duke mos humbur asnjë penallti.

Tek Arsenali luan dhe lojtari me origjinë shqiptare, Granit Xhaka. Mesfushori 27-vjeçar luajti për 90 minuta, duke qenë vendimtar në shumë ndërhyrje, të cilat rezultuan përfituese për skuadrën e kryeqytetit. Xhaka ishte mjaft i lumtur për këtë trofe, që ishte i dyti i fituar këtë vetë, pas finales së Kupës së Anglisë ndaj Çelsit. Në një postim në instagram ai ka postuar një foto nga festa e skuadrës me mbishkrimin “Sezoni i ri fillon ashtu siç donim”./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *