“Ngrihem herët dhe lutem”! Ylli i Israelit do mungojë me Shqipërinë për arsyen e pabesueshme, e sqaron Zahavi: I thashë trajnerit se do i paguaja paratë nga xhepi

Një mungesë shumë e madhe do të jetë për Israelin ndaj Shqipërisë ajo e Eran Zahavi. Ylli i Maccabi Tel Aviv i ka kërkuar trajnerit të Kombëtares së Israelit që të jetë vetëm në dhomën e hotelit, për arsye profesionale. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit që e ka lënë jashtë duke mos ia plotësuar kërkesën. Ndërkohë vetë Zahavi ka sqaruar gjithë situatën teksa përmend faktin se gjithmonë jeton vetëm.

“Këtë javë kisha një bashkëbisedim me trajnerin e kombëtares Hazan, u bë një bisedë e gjatë dhe më tha se sa shumë dëshironte që të jem pjesë e Kombëtares, sa i rëndësishëm jam dhe sa janë aftësitë e mia ndihmuese për ekipin. Sigurisht, i thashë që isha këtu për të dhe për Kombëtaren si gjithmonë. Në fund të bisedës, e përmenda çështjen e akomodimit të përbashkët në dhoma. Një çështje që kuptova hyri në fuqi në thirrjet e fundit dhe kam dëgjuar për këtë nga lojtarët. Kur e ngrita këtë çështje, kuptova se ishin gati të më linin jashtë Kombëtares, vetëm që unë të mos rrija vetëm në dhomë.

Gjatë shtatë viteve të fundit në ekipet ku kam luajtur dhe katër vitet e fundit në ekipin kombëtar jam vetëm në dhomë dhe kjo për arsyen e thjeshtë se para çdo stërvitje dhe ndeshje ngrihem shumë herët me përgatitjet e mëngjesit. Lutja, procedura e të ngrënit, organizimi dhe gjithashtu natën shkoj në shtrat herët, e gjithë kjo në mënyrë që të jem gati për ndeshjen e radhës. Nëse është dikush tjetër në dhomë që sillet ndryshe, më shqetëson, ashtu si mënyra ime e të jetuarit e shqetëson dikë tjetër. U përpoqa ta bindja trajnerin se sa e rëndësishme ishte kjo për mua, madje duke i thënë se do i paguaj të gjitha shpenzimet e hotelit nga xhepi im. Nuk pranuan të më dëgjonin”, tha Zahavi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *