Nga Ymeraj tek Imeri, festë në Kamzë!

Luhet një sfidë shumë interesante në Kamzë, sepse përballen Kamza e Laçi, dy skuadra që kanë habitur të gjithë në pjesën e parë të sezonit. Kamza vetëm në dhjetor e uli ritmin, duke zbritur disi në renditje, ndërsa Laçi është i treti me meritë dhe synon të qëndrojë aty.

Zguro debuton për Kamzën, Shtubina për Laçin.

E premte,  26 janar 2018, ora 14:00, stadiumi “Kamza”

KAMZA – LAÇI      3-1

Shënues: Ymeraj 3′, Imeri 74′,. Mehmeti 90’+3 / Rexhinaldo 58′ pen.

KAMZA: Gjonikaj, Frashëri, Kuqi, Lelis, Zguro, Arrabal, Ymeraj (Imeri 70′), Idrizaj (Rezi 81′), Fukui, Plaku, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu

LAÇI: Selmani, Fangaj, Qaqi (Xhixha 46′), Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Shtubina (Beqaj 61′), Kallaku, Nika, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani

Kartonë të verdhë: Fukui 30′, Raçiç 37′, Zguro 49′, Kuqi 49′, Frashëri 57′ / Qaqi 41′

Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Dojando Myftari, Klodian Shahini

GOLAT

3′ GOL KAMZA. E nis fuqishëm skuadra e Ndreut. Disa sulme rresht, një kros në zonë kthehet me kokë në qendër nga Fukui dhe aty, te pika e 11-metërshit, Ersil Ymeraj godet dhe shënon, ndihmuar edhe nga një devijim i lehtë i një mbrojtësi.

58′ GOL LAÇI. Gjoni ndalet me faull në zonë nga Frashëri, i cili proteston gjatë, duke e quajtur simulim rrëzimin e Gjonit. Gjithsesi, nuk ka ndryshim vendimi dhe i zakonshmi Rexhinaldo nuk fal nga 11 metrat.

74′ GOL KAMZA. Super Imeri! Sulmuesi anësor i Kamzës depërton bukur në zonë dhe pas një driblimi, godet me të djathtën dhe shënon!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *