Skuadra e ardhur nga Kategoria e Parë, Erzeni mposhti Vllazninë me rezultatin 1-0. Ky ishte një hap shumë i mirë në javën e parë të Superligës, ku synimi kryesor është sigurimi i qëndrimit dhe për një sezon të ardhshëm. Një prej lojtarëve më të mirë të ndeshjes ishte Adnard Mehmeti, i cili luajti 90 minuta të plota.
21 vjeçar nga Kosova ishte “padron” i mesfushës duke dhuruar një performancë fantastike ndaj shkodranëve. Debutimi i tij në Superligë i kaloi pritshmëritë që ishin për të. Kujtojmë që vitin e kaluar Mehmeti u aktivizua në skuadrën e Superligës së Kosovës, Vushtrria. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/