Nga Vullnet Basha te… Sinani, Gatuzo është trajneri që ka stërvitur më shumë shqiptarë

Nisi gjithçka katër vjet më parë, në Zvicër, për të vijuar me Palermon, Pizën dhe tashmë ekipin të rinjve kuqezi. Manaj, Çani dhe Ujkani ruajnë ende kujtimet dhe këshillat e tij

Një tjetër pjesë e historisë së Milanit merr një pankinë që djeg jo pak… Xhenaro Gatuzo është trajneri i ri i Milanit: pas kupave të ngritura si futbollist, thërritet për të ringritur skuadrën kuqezi, ashtu si në vitet e shkuara ndodhi me Sedorfin, Inzagin, por edhe Brokin, edhe pse është pak më poshtë se këta legjenda.

Me Edgar Çanin te Piza

Mes torturave – Rino mbërriti në pankinën e një skuadre “big” në fund të një trajektore sik trajner që mund të quhet origjinale (nëse shihet mundësia për t’u vënë në dukje) ose ndoshta, “mes torturave”. Në CV ka një shkarkim te Palermo, dorëheqja te OFI Kreta, diplomim, rikthim dhe rënië ne kategori me Pizën; rinisja nga ekipi Primavera i Milanit (të rinjtë). Por, aventura e tij do të niste jashtë Italisë. Sepse, pasi hoqi dorë nga futbolli i luajtur, për shkak të probleme me syrin dhe ku rrezikoi të humbiste shikimin, Gatuzo do të merrte stolin e Sionit, duke stërvitur atë Vullnet Bashën, që në atë kohë madje u thërrit edhe në kombëtaren e De Biazit.

Ismet Sinani (d) dhe Dias (m) me Milan Primavera

Madje, vetë vëllai i vogël i Migjenit, do ta rrëfente si një trajner që të përcjell shumë grintë dhe karakter. Dhe, stërvitja e shqiptarëve nuk u ndal te Basha, por vijoi me treshen kuqezi te Piza (Ujkani, Çani dhe Manaj). Sakaq, së fundmi, ka punuar me Ismet Sinanin e Milan Primavera. Praktikisht, asnjë trajner tjetër i huaj, jashtë Shqipërisë, nuk ka stërvitur kaq shumë shqiptarë sa “Rino”, ndoshta sepse dhe karakteri i tij është i përafërt me atë të shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *