Superiorja do të zbresë sërish në fushë më 3 qershor për të mbyllur atë çfarë është lënë përgjysmë. Tirana ka një detyrë për të përmbushur me Egbonë në stol, teksa do t’i shohin 10 ndeshjet e ardhshme si finale për të rrëmbyer titullin kampion pas shumë vitesh mungesë. Rrugëtimi 10 javor do të nisë në mesjavë në Ballsh, ku i pret një ekip si Bylisi që këtë vit ka ditur si t’i hapë telashe çdo skuadre.
Megjithëse stadiumet do të jenë të boshatisur për shkak të situatës të shkaktuar nga pandemia, “Tirona Fanatics” shprehin mbështetjen e tyre për klubin e zemrës, të cilin përpiqen ta motivojnë përmes rrjeteve sociale, në pamundësi të uljes në tribuna. “Nuk ka pandemi e situatë që n amban larg”, shprehen tifozët bardheblu që kërkojnë nga ekipi i tyre të luftojnë dhe fitojnë për ngjyrat që mbajnë veshur. Ndërkaq ia bëjnë të qartë Tiranës se sytë do i kenë nga ndeshja, që nga 3 qershori e deri në sfidën e fundit të këtij kampionati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/