Nga Turqia nxjerrin një tjetër klub anglez pranë Muriqit, “pirati” fshin Lacion nga rrjetet sociale

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Lacio po kërkon të shesë përfundimisht Vedat Muriqin. Igli Tare po shqyrton mundësinë më të mirë për të larguar “piratin” nga kampi bardhekaltër. Në Turqi tashmë nxjerrin një tjetër klub anglez pranë transferimit të shtatlartit nga Prizreni.

“A Spor” tregon se West Bromwich Albion është pranë firmës së Muriqit. Skuadra në falë luan në Championship, ku renditet në vendin e katërt dhe është në garë për të prerë biletën për në Premier League sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë se West Bromwich Albion kërkoi shërbimet e sulmuesit shqiptar edhe në momentin kur ai vendosi të transferohej në Itali. Ndërkohë vetë Muriqi e di se fati i tij do të jetë larg Lacios, ekip të cilin së fundmi e ka fshirë nga rrjetet e tij sociale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *