Nga Superiorja direkt në Serinë A, gazetari italian për Alen Sherrin: Ky portier misterioz, dua ta mendoj si diçka të ëmbël dhe të shijshme

Alen Sherri ka bërë një hap të rëndësishëm jo vetëm në karrierën e tij, por ka shkruar edhe një histori të re në transferimet e futbollit shqiptar. Nga Superiorja direkt në Serinë A, ky kalim mbetet ende për t’u zyrtarizuar, por duket se çdo gjë ka marrë fund dhe pritet vetëm formalizimi.

Ndërkohë gazetari italian, Vittorio Sanna, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me kalimin e Sherrit te Cagliari. “Një portier misterioz, mund ta përkufizojmë kështu ardhjen e re të Cagliarit që tani duhet ta përmendim në detaje: quhet Sherri dhe nga ky këndvështrim, ai tashmë është sugjestionues, sepse të bën të mendosh për diçka të ëmbël dhe të shijshme. Në Serinë A presioni është më i madh.

Ndërkohë Scuffet ka vendin e tij në skuadër dhe do të duhet ta mbrojë atë sepse pavarësisht gjithë konkurrencës, kur të krijohet mundësia ka gjithmonë një mënyrë për të menduar se portieri mund të zëvendësohet”, tha Sanna. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/