Pas një derbi Partizani-Tirana, Ilir Daja do të provojë “zjarrin” në Kosovë. Vetëm pak ditë pasi ka marrë kryesimin e Ballkanit, trajneri duhet të përgatitet për derbin me Prishtinën. Ndërkohë për këtë ndeshje është caktuar gjyqtari me stemën e FIFA-s, Genc Nuza.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në ditën e dielë në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa do të nis që nga ora 13:30. Deri tani puna e Dajës është vlerësuar nga tifozët ku përpos dy ndeshjeve zyrtare janë bindur me rezultatet e marra në miqësore teksa Ballkani ka fituar ndaj disa skuadra më cilësore. /Sport Ekspres/