Nga pak i rëndësishëm për t’u kthyer në legjendë, trajneri i Bajnerit i surprizoi të gjithë

Bajerni i këtij sezoni ishte një ushtri e papërballueshme nga asnjë skuadër, teksa shkatërruan Çelsin, Barcelonën dhe Lionin. Padyshim që bavarezët kishin lojtarët më kualitativ, teksa edhe rezervat e ekipit luanin pothuajse njësoj me 11-shen kryesore. Një fakt kryesor që e ndihmonte ekipin gjerman për të dominuar absolutisht çdo kundërshtar.

Megjithatë heroi kryesor i këtij grupi është trajneri 55 vjeçar, Hans Flik. Gjermani e mari skuadrën vetëm 9 muaj më parë duke pasur legjendën Jup Hejkens. Fillimisht duke u sjellë si një trajner i përkohshëmm dhe për t’u ndierë disi i parëndësishëm, pasi pyetja e tifozëve gjatë zyrtarizimit të tij ishte: “Në rregull Flick, por kush emër i madh do ta marrë Bajernin?”.

Në këtë kohë ai ka arritur të sigurojë një shifër të çmendur të fitoreve që e kthejnë në legjendë, duke siguruar triumfin në 92 % të ndeshjeve dhe duke fituar tripletën. Nën drejtimin e tij, sulmi i Bajernit nuk ka qenë aspak normal, duke pasur një diferencë golash prej 90+ në vetëm 36 sfida.

Ky trofe është 100% meritë e trajnerit gjerman, pasi në kohën që drejtohej nga Jup Hejnkes, Bajerni ndodhej në vendin e tretë në klasifikim, ndërsa në fundin e sezonit është ekipi më i mirë në botë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online