Nga ndryshon një francez dhe një brazilian! Mbape mbyll finalen dhe shkon në stërvitje te PSG, Neymar është ende me pushime me Brazilin që iku në çerekfinale

Nga ndryshon një brazilian dhe një francez në mënyrën sesi ata e shohin futbollin? Për të pasur një ide më të qartë, shembulli konkret është rasti mes Mbapes dhe Neymar. Lojtarët që ishin pjesë e Botërorit kishin mundësi të pushonin për 7 ditë përpara se të ktheheshin në klubet e tyre.

Mbape ka folur me drejtuesit e klubit dhe nuk i ka pranuar këto pushime, duke u kthye menjëherë në stërvitje pas humbjes në finale. Por te gjigandët francez nuk ka mbërritur ende Neymar, i cili ndodhet ende me pushime, megjithëse Brazili ka 10 ditë që është larguar nga Botërori i Katarit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *