Nga mëngjesi në…mëngjes! I ndërroi jetë mamaja, Ronaldinjo po e mbyt dëshpërimin me alkol

Ronaldinjo është rikthyer që të jetojë në “anën e errët” të veseve të këqija. Edhe në kohën kur ishte futbollist, braziliani nuk e ndalonte organizimin e festave me vajzat më të bukura dhe pirjen e alkolit. Por këtë herë Ronaldinjo kërkon që të kalojë dëshpërimin për mamanë e tij në mënyrën më të keqe të mundshme. Vetëm një muaj më parë, mamaja e Ronaldinjos do të ndërronte jetë pas betejës së humbur me Koronavirusin.

Ish-futbollisti i Barcelonës nuk pajtohet ende me të vërtetën, ndërsa një prej shokëve të tij më të afërt ka treguar edhe jetën e re të Ronaldinos: “Bën festa në çdo ditë në shtëpi. Fillon të pijë në mëngjes, vodka, uiski ose xhin dhe ndalet vetëm në mëngjesin tjetër. E kishte nisur disi edhe më para, por pasi ndërroi jetë mamaja e tij, e shtoi edhe më shumë dozën”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *