Fitorja e Kosovës nuk ishte thjesht një rastësi në ndeshjen e sotme, por mundi i disa djemve që e duan futbollin. Loja në grup dhe shpirti i sakrificës tregoi se çdo gjë mund të arrihet. Edhe kështu ndodhi. Kosova e sheh veten në grupin A me 8 pikë në 4 ndeshje ç’ka rrit besimin për një biletë në Euro2020.
Nga Italia një reagim epik do të vinte nga gazetari i njohur sportiv Tancredi Palmeri . Ish-gazetari i CNN nuk u besoi syve për ecurinë e dardanëve teksa shkroi në rrjetet sociale: “Nëna ime, Kosova paraqet kandidatur serioze për kualifikim në Europian”.
Nga ana tjetër fqinjët serbë duket se nuk i kanë përtypur dot rezultatin 2-1 në “Fadil Vokrri”. Gazeta “Kurir.rs” do e hapte me një titull provokues lajmin e fitores së dardanëve, duke vijuar epitetin “e ashtuquajtura Kosovë”. Ndërkohë tifozët serb kanë gjetur ngushëllim tek Anglia duke komentuar se britanikët kanë dy ndeshje më pak se Kosova./Sport Ekspres/