Shqipërinë e presin dy miqësore të rëndësishme javën e ardhshme. Kuqezinjtë do të ndeshjen filimisht më 16 nëntor me Kampionët e Europës, Italinë, ndërsa tre ditë më pas do të luajnë kundër Armenisë. Në listën që do të publikohet nga Edoardo Reja do të ketë risi, teksa këtë herë do të jenë tre lojtarë nga “Abissnet Superiore” që do të jenë në dispozicion të tij. “Sport Time” ka zbuluar njërin prej emrave të kampionatit shqiptar që do të ketë mundësinë të grumbullohet për një miqësore luksi si ajo kundër Italisë.
Bëhet fjalë për Erdenis Gurishtën. Mbrojtësi shkodran ka treguar qendrueshmëri me fanellë ne Vllaznisë, duke qenë një nga më të mirët e kampionatit tonë. Por duket se nivelin e ka ruajtur edhe në Kombëtare, pasi ka arritur të fitojë pëlqimin e Rejës në dy takimet miqësore të zhvilluara kundër Arabisë Saudite dhe Katarit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/