Nga Liverpuli tek Monza, Baloteli nuk do të marë asnjë milion euro në vit

Dikur shihej si një fitues i mundshëm i Topit të Artë, por karriera e Balotelit pësoi vetëm rënie të lirë. Pas dështimit tek Interi, Mançester Siti, Liverpuli dhe Milani, italiani përfundoi tek skuadra e Breshias, ku përsëri nuk tregoi asgjë dhe u detyrua të pranonte ofertën e Berluskonit dhe Galianit për tu transferuar tek Monza.

Sigurisht që ky transferim do të vijë me një kosto për lojtarin, pasi Monza luan në Seria B dhe nuk ka financa të larta. Sipas raportimeve italiane, Mario Baloteli ka pranuar një rrogë prej 7 mijë euro në javë, që shkon më pak se 400 mijë euro në vit.

Pra e thënë ndryshe, Mario Baloteli do të përfitojë 15 herë më pak sesa kur ishte pjesë e Liverpulit, tek i cili kishte një pagë prej 6 milionë euro në sezon. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online