Nga Liverpool-Manchester City te Real Madrid-Barcelona, sot është e diela e futbollit

E diela është një ditë për mos tu humbur për personat e apasionuar pas futbollit. Ora 16:15 do të shënojë nisjen e përballjes më të bukur në planet Real Madrid-Barcelona. Pavarësisht se ishim mësuar ta shihnim si sfidën Ronaldo-Messi, tashmë te dyja skuadrat ndodhen në formën më të mirë.

Ardhja e Xavi-t në drejtimin e katalanasve ka ndryshuar “fytyrën” e skuadrës dhe tashmë si Barcelona ashtu dhe Realo luftojnë për trofeun kampion. Të dyja ekipet kanë nga 22 pikë dhe mbajnë kreun e klasifikimit.

Në orën 17:30 do të luhet supersfida Liverpool -Manchester City, ku do të shijojmë dhe njëherë përballjen klasike Klopp-Guardiola. Në këtë sfidë Manchester City vjen nga një super formë, ndërkohë që Liverpool po has vështirësi në këtë fillim kampionati. Megjithatë të dyja skuadrat kanë kualitete dhe do të prodhojnë spektakël. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online