Kur Italia doli kampione bote në vitin 2006, të gjithë binin dakord mbi faktin se ajo skuadër ishte me fat që kishte në përbërje fenomenë si Bufon, Kanavaro, Pirlo e Toti, por edhe një gjeni në stol si Marçelo Lipi, i cili bëri mrekulli me një grup që në fakt nuk dukej më cilësori në Gjermani 2006.
Në atë skuadër kishte edhe emra që ndoshta janë harruar pa mbaruar mirë Kupa e Botës: a i mbani mend emra si Anxhelo Peruci, Marko Amelia, Simone Barone, Simone Perrota e Vinçenco Iakuinta? Pikërisht ky i fundit ka pasur një trajektore absurde, sepse nga Kupa e Botës ka përfunduar keq, duke rrezikuar tashmë 6 vite burg.
Ish-sulmuesi 38-vjeçar i Juventusit është përfshirë në aktivitete të paligjshme me “’ndrangheta”-n, duke qenë tashmë nën akuzë për disa shkelje të ligjit dhe për bashkëpunim me mafien. Akuza përkon 6 vite burg për ish-futbollistin e njohur, ndërsa babai i tij rrezikon 19 vite burg.