Nga kampionati në Europë, Strakosha nuk njeh pushim!

 

Portieri i Lacios është futbollisti më i aktivizuar deri tani te Lacio, teksa Inzagi nuk heq dorë. Në derbi luajti edhe pse i dëmtuar. “Sulmuesi më i vështirë për t’u përballur? Fatmirësisht, e kam në ekip”

Luajnë gjithmonë të njëjtët, janë mëse të shtrydhur. Sepse Simone Inzagi nuk heq dorë praktikisht kurrë nga formacioni titullar, pra 11-tshja e parë. Ashtu si shkruan “Corriere dello Sport”, janë nëntë lojtarët që kanë koleksionuar më shumë se 1000 minuta në Serinë A. Në vend të parë është Thomas Strakosha, gjithmonë titullar.

Më pas ndjekin Çiro Imobile, me 1216 minuta të ndjekur nga Stefan Radu, me 1174 minuta. Brenda 1000 minutave edhe Milinkoviç, De Vraj, Luliç dhe Leiva. Lulaku mund të rikuperojë kundër Sampdorias, sepse për momentin ka koleksionuar vetëm 315 minuta. i njëjti fat edhe për Murxhian, që ka totalizuar vetëm 4 ndeshje dhe 166 minuta. Titullarët kanë minutash tjetër.

Strakosha – Sakaq, Thomas Strakosha, i ftuar në një event me skuadrën e Lacios, ka folur në lidhje me sezonin, pikërisht nga pritshmëria përpara se të niste sezoni dhe momenti i tanishëm: “Kemi treguar se jemi një ekip solid dhe i fortë. Por, këtë vit është e vështirë për ne, shumë skuadra janë fuqizuar. Do ta shohim në fund të kampionatit, kemi arritur rezultate të mira por nuk duhet të ndalemi. Kishte një rënie në ndeshjet e fundit, tani vjen Sampdoria dhe duam që të fitojmë, edhe pse do të jetë e vështirë”. Sakaq, nuk harron të atin dhe sidomos këshillat e frymëzimin që i ka dhënë…

“Kur isha i vogël, më përcillte shumë pasion teksa e shihja në portë. Vishja fanelën dhe dorashkat e tij. Nga aty më lindi ky pasion. Cili është sulmuesi më i keq me të cilin ke pasur të bësh? Për fat të mirë e kam shok skuadre, pasi është Çiro Imobile. Të tjerët? i respektoj të gjithë, por nuk kam frikë nga askush. Panuçi? Besoj se është si çdo trajner kombëtare që sheh futbollistët e tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *