Nga ish-futbollisti i Premier League te trajneri i Superligës, FFK mendon për kreun e ri të pankinës së Kosvës U-21

Situata tek Kosova U-21 nuk është aspak e mirë. Dardanët kanë shënuar vetëm 1 fitore në 6 ndeshje, duke humbur kështu çdo objektiv europian. Për këtë arsye drejtuesit e federatës po mendojnë zëvendësimin e trajnerit Prekazi, pasi nuk ka arritur të përmbushë objektivat e vendosura.

Tre emrat kryesorë që janë përmendur ditën e sotme janë Shefki Kuqi, i cili është i pari futbollist shqiptar që ka luajtur në Premier League, Bekim Isufi dhe Batatina. Sipas portalit “Gazeta sport“,Tahir Batatina është në pole position për të marë drejtimin e kësaj përfaqësueseje.

Aftësia e trajnerit shqiptar për të promovuar lojtarë të rinj tek skuadra e Llapit në ligën e Kosovës, i ka pëlqyer shumë drejtuesve të federatës. Megjithatë pritet të meret parasysh se cili do të jetë plani i trajnerit Batatina, nëse do të pranojë një aventurë të re apo do të pranojë situatën aktuale ku ndodhet./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *