Nga Ballkani i Ilir Dajës te Lacio. Ermal Krasniqi ka marrë vlerësime nga trajneri Sarri. 24-vjeçari që është pjesë e Cluj nuk e ka fshehur emocionin e tij duke kërkuar trampolinën në karrierë. “Tani jam i fokusuar në Kluj dhe po jap gjithçka këtu.
Nëse vjen oferta nga Lacio, do të isha i lumtur në çdo kohë. Ndihem krenar që ka ekipe të këtij niveli që më duan. Kjo më bën që të punoj edhe më fort për të realizuar ëndrrën time. Është bukur të dëgjosh Sarrin që thotë fjalë të mira për ty, është krenari”, tha Krasniqi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/