Nga grushti i shtetit te Kastrioti, flet lojtari spanjoll: Nuk më pëlqeu aspak Shqipëria, nuk isha i lumtur atje

Për lojtarin spanjoll, Pablo Gallego, Shqipëria nuk është një vend që të bën të ndihesh i lumtur. Të paktën kjo është përshtypja e këtij futbollisti, që në vitin 2018 ka luajtur pak ndeshje me Kastriotin. Aktualisht është pjesë e Managuas, por ka kaluar shumë eksperienca si me AEL në Greqi, Huescan në Spanjë dhe me Real Estelin në Nikaragua, atje ku përjetoi edhe grushtin e shtetit, përpara se të mbërrinte në Shqipëri.

“Nuk e kam pëlqyer aspak Shqipërinë. Nuk qendrova gjatë aty sepse nuk isha i lumtur. Gjithashtu në Nikaragua kam përjetuar në prill të 2018 edhe një grusht shteti. Tani po vazhdoj në Spanjë, por me situatën e vështirë. Jam i vetëizoluar, sepse kam frikë për atë që po ndodh në vendin tonë. Shkoj jashtë vetëm për të ngrënë dhe për të marrë ushqimet, por gjithmonë duke treguar përgjegjësi mbi këtë situatë që po ndodh te ne”, është shprehur lojtari 26-vjeçar. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online