Nga Gregia në Spanjë, lojtari shqiptar i Legias pranë transferimit në ditët e fundit të merkatos

Edhe pak kohë ka mbetur nga mbyllja e merkatos së verës dhe lojtarët po punojnë për të sistemuar të ardhmen e tyre. Lirim Kastrati duket të jetë jashtë planeve të Legias në këtë sezon, prandaj largimi shihet si mundësia e vetme për të. Ofertat për lojtarin shqiptar nuk mungojnë dhe tashmë atij i duhet të zgjedhë mes tre kampionateve europiane.

Gazeta “Enigma” mëson se Racing Santander, Rijeka dhe AEK-u i Athinës kërkojnë shërbimet e Kastratit. Ky i fundit e njeh mirë kampionatin kroat, por e josh më tepër Spanja. Megjithatë, kalimi në La Liga 2 paraqitet i vështirë për shkak të dokumentacionit që nevojitet. Kjo për arsyen se anësori i Legias ka pasaportë të Kosovës, shtet ky që nuk njihet nga qeveria Spanjolle./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *