“Nga futbolli i dërgojmë femrat në shtrat më lehtë”, Chiellini ka sinqeritet të madh: Më shikoni mua, sa i shëmtuar që jam

Giorgio Chiellini ishte dikur një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Prej vitesh ky 38-vjeçar mbante fanellën e Juventusit. Atje ai u bë një legjendë e vërtetë dhe fitoi zemrat e tifozëve me luftën e tij të pa kompromis në fushë.

Pasi i skadoi kontrata me Zonjën e Vjetër, Chiellini vendosi të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka nënshkruar kontratë me Los Angeles FC dhe në këtë klub po kalon ditët e fundit të karrierës së tij profesionale.

Chiellini njihet edhe si një person që dhuron show e batuta. Këtë e ka konfirmuar në një emision në të cilin ka qenë i ftuar, ku tema ka qenë se falë popullaritetit të tyre, futbollistët mund të çojnë në shtrat shumë më tepër femra sesa njerëzit e zakonshëm.

Mbrojtësi legjendar ndan mendimin se është pikërisht kështu dhe e la veten si shembull dhe i kënaqi të gjithë. “Futbollistët mund t’i çojnë gratë në shtrat shumë më lehtë? Më shikoni, unë jam i shëmtuar si një hajd.ut. Kështu që po”, tha Chiellini duke buzëqeshur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *