Nga figurat e shquara të dikurshme të Kombëtares te gazetarët e njohur, “Futbolli buzë Drinit” i bashkoi të gjithë

Në Peshkopi është zhvilluar aktiviteti “Futboll buzë Drinit”. Një event i cili ishte nën kujdesin e gazetarit të mirënjohur, Dëfrim Methasani. Në të morën pjesë personalitete të shumta nga fusha të ndryshme të sportit, artit, kulturës dhe politikës. Gjithashtu prezent në këtë ditë të veçantë për Dibrën ishte legjenda e futbollit shqiptar, Kreshnik Cipi, ish-lojtari i Kombëtares, Eduard Zhupa, por edhe gazetarë nga Tirana si Bashkim Tufa, Altin Sulce, Milaim Krasniqi, apo Edmond Thaci.

Kështu tregohet më së miri se futbolli nuk është vetëm një lojë, por një sport që bashkoh njerëzit dhe jep mesazhe të forta. Organizatori i eventit dha uniforma sportive, bazë materiale sportive, topa futbolli dhe 200 libra për nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Sali Demiri”. Në Fushë Alie u zhvillua një mini kampionat me katër ekipe, ku në fund u shpall ekipi i Diasporës që erdhi nga Belgjika vetëm për këtë event. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *