Në këtë fillim viti 2023, Arabia Saudite është padyshim qendra e botës së futbollit. Fillimisht, Cristiano Ronaldo mbërriti në Al-Nassr, më pas atje u luajt Superkupa e Spanjës, me një El Clasico në finale.
Për dy ditë aty do të luhet Derby della Madonnina, ku Milan dhe Inter do të luftojnë kundër njëri-tjetrit për trofeun e Superkupës së Italisë. Spektakli i vërtetë do të pasojë pas tre ditësh kur Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të takohen sërish në një ndeshje miqësore.
Është një ndeshje e PSG-së kundër lojtarëve të Al-Nassr dhe Al-Hilal, ndërsa mediat franceze kanë bërë të ditur se sa do të fitojnë kampionët francezë në këtë turne të vogël. Sipas disa informacioneve jozyrtare, miqësorja e planifikuar për të enjten në Rijjad do të sjellë më shumë se 10 milionë euro në llogaritë e parisienëve, shkruan gazeta L’Equipe, duke cituar burime nga klubi. /Sport Ekspres/