Shumë është përfolur për kalimin e Thomas Strakoshës te Chelsea. Madje ishte vetë gardiani i Shqipërisë që u shpreh mes emocioneve se për të ishte privilegj interesimi i bluve. Por duket se karriera e Thomas po merr rrugë tjetër dhe jo më kot priti kaq gjatë për t’u zyrtarizuar në një tjetër skuadër.
Portieri i Kombëtares është shumë pranë transferimit te Manchester United pas ndarjes me Lazion. Atje do të merrte vendin e Dean Hendersonit, që u zgjodh të kalonte në huazim te Nottingham Foresti. “Daily Mail“ shkruan se testet mjekësore pritet të mbyllen pas pak orësh, me Strakoshën që do të jetë alternativë e dytë për trajnerin Ten Hag./Sport Ekspres/