“Është Pirlo i ri i futbollit italian“, Ujkani e thotë me bindje për Asllanin: Ka gjithçka për t’u bërë fenomen

Samir Ujkani ka ngritur në qiell figurën e Kristjan Asllanit në Itali. Portieri shqiptar ka ndarë fushën e lojës me 20-vjeçarin në sezonin që shkoi dhe i njeh mjaft mirë cilësitë e tij. Ujkani ka folur në “Radio Sportiva“, ku thotë me bindje të plotë se Asllani do të jetë Pirlo i ri i futbollit italian. Sipas tij, mesfushori shqiptar i ka të gjithë mundësitë për t’u bërë një fenomen.

“Sapo e pashë atë duke u stërvitur me Primavera, menjëherë e kuptova se ishte i fortë. I lumtur që e bëri këtë hap drejt Interit. E drejtë shkoi në një klub kaq të rëndësishëm, për të luajtur në një nivel të lartë dhe për të konkurruar me kampionët. Ka cilësi, thjesht duhet të futet në sistemin e lojës. Shpresoj të shkojë mirë me të. Unë e konsideroj atë Andrea Pirlon e ri të futbollit italian. Ka gjithçka që të bëhet fenomen”, është shprehur Samir Ujkani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online