Nga Buffon te Ibrahimovic dhe Dani Alves, sa shumë ka ndryshuar jetëgjatësia e futbollit!

Dy dekada më parë, futbollistët e ndërprisnin karrierën e tyre në moshën 35 vjeçare, e cila shihet se periudha e rënies fizikes dhe psikologjike. Me rritjen e teknologjisë dhe stërvitjeve më të sofistikuara, futbollistët janë duke shtyrë sa më shumë të munden. Buffon është 44 vjeç dhe vazhdon të luajë për Parmën. Ibrahimoviç po shkon drejt moshës 41 vjeçare, por rinovoi dhe 1 vit me Milanin.

E njëjta gjë po ndodh me Dani Alves, i cili është lojtari që ka fituar më shumë trofe në historinë e futbollit. Ai nuk ka rinovuar më Barcelonën, por është transferuar në Meksikë tek skuadra e Pumas. 39 vjeçari beson se mund të japë më shumë në fushën e lojës dhe për këtë arsye është shprehur mjaft i lumtur në deklaratën për shtyp.Debutimi i brazilianit me Puma mund të vijë që me datën 25 korrik, në transfertën e Pachucas. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *