Bashkë me fundjavën vijnë përpara ekranit edhe legjionarët shqiptar. Armando Broja do të ketë shansin e tij kundër Brentfordit pasditen e sotme, ku do të përpiqet të rigjejë golin që po i mungon prej kohësh. Ndërkohë në La Liga rezervohet një derbi shqiptarët. Bëhet fjalë për Myrto Uzunin dhe Vedat Muriqin. Njëri do të mbajë veshur fanellën e Granadës, ndërsa tjetri atë të Majorkës. Në fund qëllimi do të jetë i njëjtë për të dy, tre pikët mjaft të vyera për lu.ftën për mbijetesën.
Në Serinë A, pritet të luajnë Berisha dhe Vojvoda, të cilët do të përballen me Napolin e Amir Rrahmanit. Në mbrëmje shansin e tij do e ketë edhe portieri tjetër i Kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha, i cili ka për detyrë të mbajë rrjetën e paprekur përballë Sampdorias./Sport Ekspres/
Ndeshjet e legjionarëve shqiptarë:
Premier Ligë
16:00 Brentford – Sauthempton
La Liga
14:00 Majorka – Granada
Seria A
15:00 Torino – Napoli
20:45 Lacio – Sampdoria
Austri
17:00 Admira – Tiroli
Francë
19:00 Grenoble – Ajaccio