Nga bota e dyluftimeve dhe uiskit në atë të video-lojërave, McGregor parashikon rekord në lojën e re

Conor Mcgregor do të rikthehet në datën 23 janar përballë Dustin Poirier, megjithatë irlandezi nuk resht së thyeri çdo rekorde, në oktagon, në biznes dhe tashmë në një lojë. Në rrjetin social “Tëitter”, ish-kampioni i botës në dy divizione do të jetë karakteri kryesor në lojën “Dystopia: Contest of Heroes”. Kjo lojë konsiston në shpëtimin e qyteteve të Amerikës ndaj personave që kanë qëllim për të shkatërruar.

Conor Mcgregor do të jetë kapiteni i skuadrave, ndërsa personat që do të luajnë, do të jenë ushtarët e grupit të tij. Conor Mcgregor përveç sundimit në botën e luftimit dhe atë usikit kërkon të vendosë një rekord të ri në këtë lojë. Sipas parashikimeve të 32-vjeçarit kjo lojë luftimi mund të ketë më shumë shkarkime në histori./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *