Nga 0-2 në 3-2! Video që la pa fjalë gjithë botën, mënyra si Guardiola motivoi lojtarët e Manchester City

Guardiola është një nga trajnerët më të mirë në botë, kjo jo vetëm falë arritjeve të tij në karrierë por edhe në motivimin e lojtarëve që të japin maksimumin në fushë. Së fundmi është shpërndarë një video në internet, ku trajneri spanjoll mban leksion në ndeshjen e fundit të kampionatit, teksa Manchester City ishte duke humbur 0-2 ndaj Aston Villas.

Në rast dështimi në ndeshje kaq të rëndësishme, Manchester City mund të humbte titullin kampion. “Ne do të shkojmë për maksimumin, ok djema? Është e pamundur të mendojmë për pasojat që do ndodhin nëse nuk fitojmë. Është normale.

Duhet të mendojmë pozitivisht deri në fund. Na duhet një gol, vazhdojmë me momentin e mirë dhe shënojmë tjetrin e kështu me radhë. Jemi më afër humbjes sesa fitores. E di që po ndjeni presionin e rrezikut. Është normale. Nuk do të ishim këtu nëse nuk do të ishim më të mirët.

Në fushë e di që do ta fitoni këtë ndeshje. Por thjesht duhet ta menaxhoni në mendje. Sa të nisë ndeshja duhet të jemi agresiv. Duhet të fusim sa më shumë topa në zonë. Keni plot kualitete. Në rregull djema? Vazhdojmë!”- shpreh Guardiola në këtë video. Përfundimi më pas dihet, Manchester City shënon 3 herë në portën e Aston Villas dhe fiton Premier League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *