Nexhipi tegon prapaskenat: Shitja më e mirë mbetet Guri, në sytë e skautëve janë Limaj dhe Et’hemi

Merkatoja e verës më tepër pati afrime në kampionatin shqiptar sesa largime nga ana e lojtarëve. Të preferuarit nga jashtë mbetën sërish pikësynimi i disa ekipeve duke lënë nën hije lojtarët shqiptarë dhe rritjes së tyre profesionale.  Ndërkohë sa i përket lojtarëve të larguar, emrat janë të pakët, çka frenon edhe më tepër skautët e huaj të udhëtojnë drejt Shqipërisë.

Në këto kushte drejtori sportiv i Kukësit Nderim Nexhipi e shpreh hapur mendimin e tij duke thënë se mangësia e futbollit shqiptar është pikërisht mungesa e shitjeve. Në emisionin “Rubrika Sportive” Nexhipi pranon se shitja më e bujshme e Kukësit mbetet ajo e Sindrit Gurit teksa në listë ka emra të tjerë megjithëse mbetet e vështirë.

“Kemi të huazuar Abazajn dhe Dakun, dy lojtarë mjaft të mirë. Ndërkohë kemi shitur Gurin për një shumë mjaft të majme. Mund të them se Limaj dhe Et’hemaj kanë një ecuri të mirë dhe mendoj se nga forma dhe mosha janë dy lojtarët potencialë për t’u shitur jashtë. Ka pasur skautë për ta në dy-tre ndeshjet e fundit por ende është e vështirë. Ka shumë mangësi sa i përket akademive ndaj duhet të investojmë më tepër tek të rinjtë. Duhet të ketë një vëmendje nga akademitë sepse aty kemi mundësi të sjellim përfitime për skuadrat”-ka thënë Nexhipi./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online