Nexhipi shton enigmën e madhe: Arsyet nuk do doja t’i tregoja, por Nabueze ishte pranë Kukësit

Nabueze është lojtari që ka marrë vëmendjen e të gjithëve në Superiore. Një sulmues me aftësi dhe potencial të madh, i gatshëm për të bërë diferencën. Ndeshja me Vllazninë e vulosi historinë e këtij afrimi te Laçi, për ta cilësuar si më të goditurin në merkaton e verës.

Ndërkohë i ftuar për “RTSH Sport”, ishte drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi. Duke rrëfyer një prapaskenë me Nabuezen që ishte pranë verilindorëve, ka shtuar edhe engimën. “Mund ta kishim ne Nabuezen në sezonin e shkuar. Ishte pjesë e Pobedës në Maqedoni, por akordi nuk erdhi për arsye që nuk do të doja t’i tregoja”.

Pikërisht këto arsye ngrenë edhe pikëpyetjen më të madhe. Flitet për mungesën e dëshirës së lojtarit dhe një kërkesë të pazakontë të tij për të veshur fanellën e Kukësit, apo ka munguar “bekimi” i presidentit Safet Gjici për të kurorëzuar këtë blerje? Kjo ende nuk dihet, por e sigurt është se Kukësit i ka shpëtuar nga duart një sulmues me shumë cilësi. /Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online