Nesër prezantohet Alijev, u bind nga Pejiç e Nexhipi

Në Kukës mund të ketë në çdo moment surpriza, megjithatë afrimi i sulmuesit Rauf Alijev ishte një nga goditjet e mëdha të verilindorëve. Sulmuesi i kombëtares së Azerbajxhanit ka arritur akordin me kuksianët dhe do të bashkohet me skuadrën nesër.

Lojtari do të prezantohet nesër para medieve si blerja më e fundit e Kukësit. Për 28-vjeçarin është eksperienca e parë jashtë Azerbajxhanit, megjithatë shtatlarti nuk është i panjohur për Shqipërinë. Në 2011 sulmuesi arrinte të shënonte në “Qemal Stafa” me fanellën e përfaqësueses së tij, duke i dhënë fitoren Azerbajxhanit, ndërsa në të shkuarën ka luajtur me kapitenin e Shqipërisë, Ansi Agollin.

Alijev ka telefonuar ish-sulmuesin e Kukësit, Pero Pejiç, dhe ish-kapitenin e Partizanit, Nderim Nexhipin, për t’u konsultuar me këta të fundit para se të zgjidhte Kukësin. Sulmuesi do të provojë veten jashtë Azerbajxhanit, për të synuar më pas akoma dhe më lart, por në Kukës ka një punë të vështirë, pasi duhet të zëvendësojë një si Pejiç, që ishte “makineri” golash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *