Rritja me menjëhershme e çmimit të naftës në vend ka sjellë protesta të mëdha ditët e fundit. Një numër i lartë i qytetarëve shqiptarë janë grumbulluar nëpër Shqipëria për të kundërshtuar ngritjen e çmimeve. Në prtoestat e organizuara ka pasur edhe anëtarë të grupimit besnik të Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi. Është vetë TKZ-ja që dëshmon në faqen e vetë në “Facebook” se anëtarë të saj janë arrestuar nga forcat e policisë, megjithëse ishin duke protestuar në mënyrë paqësore dhe gjithnjë në përputhje me ligjin.
“REAGIM! Gjatë kësaj jave në gjithë Republikën e Shqipërisë ka shpërthyer një valë protestash kundra rritjes së çmimeve të artikujve të ndryshëm e mbi të gjitha, ato të hidrokarbureve dhe ushqimeve të shportës. Në një vend demokratik që pretendojmë të jemi edhe ne, protestat janë të lejuara dhe rregulluara me ligj. Bazuar në këto ligje shumë qytetarë i janë bashkuar protestave në shumë qytete të Shqipërisë. Për fat të keq jemi dëshmitarë të rasteve ku këto protesta kanë degjeneruar në dhu.në, shoqërime, ndalime dhe arres.time të padrejta të qytetarëve. Në mesin e këtyre arre.stimeve ka edhe anëtarë të TKZ të cilët paqësisht kanë reaguar për të drejtat e tyre.
Prandaj, ne si Tifoza Kuq e Zi, me indinjatën më të thellë i bëjmë thirrje Policisë së Shtetit që të ndalë dhu.nën e pajustifikueshme ndaj qytetarëve, të cilët po protestojnë për një çështje jetike si dhe të respektojë të drejtën e tyre demokratike të mbështetur në Kushtetutë! Gjithashtu, kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të gjithë të shoqëruarve, ndaluarve dhe arre.stuarve kudo në Shqipëri, arrestime këto të bëra shpesh nga civilë të maskuar, të paidentifikuar dhe të armatosur”, shkruhet në reagimin e “TKZ”-së./Halit Delibashi-Sport Ekspres/