Rei Manaj do të luajë shanset e fundit për të impresionuar Koeman në ndeshjen e nesërme. Barcelona do të përballet me Salzburgun, ndërsa sulmuesi shqiptar pritet që të ketë minuta në këmbë. Futbollisit ka udhëtuar së bashku me yjet katalanas për të qenë gati në këtë takim.
Nga ana tjetër, përveç Depay, Barcelona ka marrë edhe Agueron në merkaton e verës. Sulmuesi i njohur po stërvitet individualisht dhe sipas mediave do të debutojë në ndeshjen pasardhëse, që do të jetë kundër Juventusit. Këto janë provat e fundit për katalanasit përpara nisjes së kampionatit në La Liga. /Sport Ekspres/