Tifozët e MMA-së gjejnë vetëm një shpjegim për shpërthimin e një pandemie si ajo e COVID-19 në këtë periudhë: “Aha po, ishte momenti që të ndeshej Khabib Nurmagomedov me Tony Ferguson”. Kjo ndeshje është thënë për t’u mos bërë kurrë, pavarësisht se është planifikuar jo pak herë.
Flitet për dy titanët e këtij sporti, që do të jepnin një spektakël të vërtetë. Khabib rrezikonte seriozisht për të marrë humbjen e tij të parë, pasi Ferguson është një kundërshtar i kalibrit të lartë. Jo pak, por katër herë është anulluar kjo ndeshje për t’u zhvilluar dhe pse datat kanë qenë të vendosura për betejën e tyre.
Dy herë i dëmtuar Khabib dhe dy herë të tjera ishte Ferguson që do të dëmtohej. Kjo ndeshje pritet që të zhvillohet brenda një periudhe fare të shkurtër prej tani, por ka shumë dyshime për shkakun e Koronavirusit. Faqja e njohur e MMA-së, “Harcord” shkruan me nota humori: “Nëse Khabib-Tony nuk luhet tani, atëherë është më mirë që të mos e provojnë prapë që ta bëjnë të mundur një ndeshje mes tyre. Disa katastrofa botërore mund të godasin botën më vonë”. /Sport Ekspres/