Andre Onana është në qendër të kritikave. Pas shkëlqimit te Interi, kamerunasi po zhgënjen gjithnjë e më shumë te Mançester Junajtedi. E ashpër ka qenë edhe kritika e Xhemi Karragerit. Ish-mbrojtësi i Liverpulit ka thënë për “The Telegraph” se një gabim si ai i Onanës kundër Gallatasarait nuk do të tolerohej as nga një portierin i U18-s.
“Performanca në Turqi ishte e papranueshme për një portier të Mançester Junajtedit. Ti nuk mund të pranosh një portier të moshës nën 18 vjeç që të bëjë një gabim në pritjen bazike për golin e dytë të Gallatasarait. Nëse një portier i moshave do të promovohej dhe do të luante si Onana në mbrëmjen e së mërkurës, ai me shumë mundësi nuk do të luante kurrë më për ekipin e parë”, ka thënë Xhemi Karrageri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/