“Nëse ndryshon idetë e tua se po humb, ke mbaruar si trajner”! Ruben Amorim flet hapur: Manchester United është në garë për mbijetesë, do të luftojmë…

Manchester United me Ruben Amorim po vazhdon me rezultatet negative. Djajtë e kuq kanë humbur në shifrat 0-2 ndaj Neëcastle dhe tani ndodhen në vendin e 14 në renditje, shumë më afër zonës së mbijetesës sesa asaj të Europës, për të mos përmendur titullin.

Golat e Isak dhe Joelinton vendosën ndeshjen brenda 19  minutash. Por ajo që bërë sot përshtypje ishte mungesa e dëshirës nga djajtë e kuq për të luajtur, veçanërisht në pjesën e parë dhe për më tepër që vinin nga shumë humbje, ku duhej të reagonin.

Në minutën e 31 të ndeshjes, Man Utd numëronte 0 goditje drejt portës, ndërsa Neëcastle kishte 10. Goditjet në portë ishin 0-4, ndërsa ato jashtë portës 0-2. Gjithashtu goditjet e bllokuara 0-4, ndërsa shanset e arta 0-3. Pas ndeshjes, Ruben Amorim u shpreh:

“Nëse do ta ndiej që është më e mira për ekipin, do të largohem, por i qëndroj idesë time, do të vazhdojë deri në fund. Nuk e ndryshojë idenë time, filozofinë time. Mund të ndryshoj diçka të vogël, taktikisht, e bëj në çdo ndeshje, por jo më shumë. Nëse fillon të ndryshosh sepse po humbet dhe nuk ke rezultatet e duhura, është fundi për çdo trajner. Unë jam punësuar këtu për shkak të idesë time. Nuk mund të shkojmë mbrapa, kemi shumë pak stërvitje së bashku. Është e vërtet, Man Utd është në luftë për mbijetesë dhe ne duhet të luftojmë. Është një moment i vështirë, një nga momentet më të vështira në historinë e Man Utd, duhet të jemi të sinqertë. Neëcastle sot ishte më i mirë se ne, është e thjeshtë”, tha Ruben Amorim. /Sport Ekspres/