“Nëse më thërret Maqedonia?”, Jasir Asani vendos: Besoj se do zgjedh Shqipërinë

Jasir Asani po ndjek karrierën e tij në Suedi, teksa në merkaton e dimrit la Superioren për të provuar një kesperiencë të re në një kampionat më të fortë. Ish-sulmuesi i Partizanit duket se po e gjen veten mirë me AIK-un, pasi ia ka dalë të gjejë edhe rrugën e rrjetës, si në miqësore ashtu edhe në kupë kundër Kalmarit. Megjithatë pandemia Covid-19 nuk ka kursyer as Suedinë e si pasojë futbolli është ndalur edhe në shtetin nordik.

Në një lidhje me emisionin “Fan Zone” në “Supersport”, Asani rrëfeu edhe për mënyrën se si po kalon në radhët e AIK-ut, ndërsa në vëmendje solli edhe Partizanin. Diferenca me Tiranën e vendit të parë është e madhe, por sulmuesi shqiptar shprehet oprimist dhe thotë se “demat e kuq” kanë ende mundësi për titull. Ndërkohë një tjetër temë e prekur ka qenë edhe ajo e zgjedhjes së Kombëtares, ku Asani thotë se do të presë ofertën e parë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, por shton se kuqezintë do i pranonte pa hezitim.

“Është një situatë e vështirë për të gjithë. Vazhdoj të stërvitem në mënyrë që të jem në një formë të mirë. E dija që futbolli në Suedi është i fortë, këtë ma kishin thënë të gjithë. Megjithatë e nisa mirë dhe tani po përshtatem shumë mirë. Flas me të gjithë te Partizani. Më shumë flas me Alban Hoxhën, me të cilin diskutojmë për gjithçka. Gjendja e Partizanit? Kanë ikur shumë lojtarë që ishin titullarë me Gegën. Lojtarët e rinj që erdhën nuk e kishin të lehtë, pasi e kishin të vështirë të përshtateshin. Partizani ka ende mundësi për titullin. Kombëtarja? Do shikoj cila do jetë oferta e parë Maqedonia ose Shqipëria. Do ta pranoja direkt Shqipërinë, duke qenë se aty kam luajtur për 3 vite”, u shpreh Jasir Asani./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online