“Nëse më fton Partizani? Nuk i dihet kurrë futbollit”/ Albi Doka flet pas çmimit: Kombëtaren nuk e prisja

Albi Doka është shpallur si mbrojtësi i djathtë më i mirë sa i përket vitit 2020 në bazë të vlerësimit që është bërë nga disa trajnerë në “RTSH Sport”. Mbrojtësi që ka luajtur më parë me Tiranën dhe aktualisht është pjesë e Goricas në Kroaci, ka kthyer përgjigje edhe për pyetjen që shpeshherë përsëritet: “A do të luaje me Partizanin një ditë?”. Dera i lihet hapur një mundësie të tillë, megjithëse ka pak gjasa që kjo do të ndodhi.

“Nëse do më bëhej një ftesë nga Partizani? Unë jam lojtar profesionist dhe në futboll asnjëherë nuk I dihet, por unë nuk dua të kthehem në Shqipëri. Nëse do kthehem, do jetë vetëm për Tiranën. Kombëtarja? Nuk e prisja të them të drejtën, por ishte ëndërr që u bë realitet. Shumë i lumtur që arritëm të fitonim titullin me Tiranën, megjithëse doja të kisha bërë edhe më tepër gola”, ka thënë Doka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *