Kapiteni dhe një nga lojtarët më të mirë të Anglisë, Harry Kane, është padyshim një nga futbollistët më “të mallkuar” në histori. Sulmuesi 31-vjeçar është ende në pritje të trofeut të parë në karrierë. Në finalen e madhe të Kampionatit Evropian, Spanja mposhti Anglinë me rezultatin 2-1 dhe Kane mbeti sërish pa trofe.
Ishte finalja e gjashtë që sulmuesi anglez humbi në karrierën e tij. Ai dështoi dy herë në Kupën e Anglisë, dy herë në finalet e Kampionatit Evropian, një herë u mund në finalen e Champions League dhe nuk arriti të ngrejë trofeun as në finalen e Superkupës së Gjermanisë. Gjithashtu duhet theksuar se pas ardhjes së tij në Bayern Munich, ka përfunduar edhe mbretërimi 12-vjeçar i bavarezëve në Bundesligë. /Sport Ekspres/